Ylli i futbollit, Lionel Messi, është bërë pronar i klubit spanjoll, Eldense.
Argjentinasi ka blerë 100 për qind të aksioneve të klubit, që garon në nivelin e dytë të futbollit spanjoll.
Marrëveshja ende duhet të marrë miratimin përfundimtar të autoriteteve sportive në Spanjë.
Klubi Eldense është i themeluar në vitin 1921, aktualisht është në pjesën e poshtme të tabelës së “Segunda Division”.
Për Messin, ky është investimi i dytë në një klub spanjoll brenda këtij viti.
Më herët, ai kishte marrë shumicën e aksioneve të Cornellas, klub që garon në kategoritë më të ulëta.
“Ardhja e Lionel Messit përfaqëson një hap të madh përpara për klubin tonë”, ka shpjeguar një zëdhënës i Eldenses.