Paraqitjet e mira të Mikkel Damsgaardit te Danimarka në “Euro 2020”, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të Evropës të shprehin interesim për transferimin e tij, gjë që ka detyruar drejtuesit e Sampdorias t’ia caktojë çmimin mesfushorit.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten, se Sampdoria po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë 21-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës.
Damsgaard ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Danimarka, që u eliminua në gjysmëfinale të Evropianit nga Anglia (2:1), pas vazhdimeve.
Në pesë paraqitje në “Euro 2020”, Damsgaard shënoi dy gola, përfshirë edhe atë nga gjuajtja e lirë kundër Anglisë. Damsgaard iu bashkua Sampdorias nga Nordsjaellandi vitin e shkuar për 6.7 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Juventusi, Interi e Milanit.