Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Damsgaard i bashkohet Brentfordit

Mesfushori danez Mikkel Damsgaard është përforcimi më i ri i skuadrës së Brentfordit që bën gara në Premier League.

Damsgaard është prezantuar të mërkurën te Brentfordi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

22-vjeçari te Brentfordi është transferuar nga skuadra e Sampdorias.

Edhe pse ekipi anglez nuk ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes me Sampdorian, mediumet italiane kanë raportuar se Brentfordi do të paguajë 15 milionë euro me bonuse për Damsgaardin.

Danezi ishte pjesë e Sampdorias prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Nordsjaellandi për shtatë milionë euro, ndërsa te Brentfordi do ta zëvendësojë Christian Eriksenin që u largua si lojtar i lirë për t’u transferuar te Manchester Unitedi.