Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brentfordi arrin marrëveshje me Sampdorian për Damsgaardin

Ekipi nga Premier League, Brentfordi ka arritur marrëveshje me Sampdorian për transferimin e mesfushorit Mikkel Damsgaard, ka njoftuar “Sky Sports” të martën.

Pasi marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur, Brentfordi po negocion me mesfushorin danez detajet e fundit të kontratës.

Për 22-vjeçarin, Brentfordi do t’i paguajë ekipit italian 20 milionë euro kurse Damsgaard me ekipin anglez pritet të firmos kontratë pesëvjeçare.

Damsgaard iu bashkua Sampdorias para dy vjetësh nga Nordsjaellandi për shtatë milionë euro dhe me ekipin nga Serie A firmosi kontratë deri në vitin 2024.

Ai ka edhe 16 ndeshje dhe katër gola të shënuar me Danimarkën.