Te Lazio janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin danez Mikkel Damsgard gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Lazio tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Sampdorias për mesfushorin 21-vjeçar.
Për ta bindur Sampdorian në lirimin e tij, Lazio thuhet se ka ofruar 25 milionë euro dëmshpërblim. Damsgaard këtë sezon ka pasur telashe me lëndime dhe deri më tani ka regjistruar vetëm tetë paraqitje për Sampdorian.
Ai ka kontratë me skuadrën nga Serie A deri në verën e vitit 2024. Te Sampdoria, Damsgaard u transferua vitin e shkuar nga Nordsjaellandi për 6.5 milionë euro.