Juventusi është klubi i radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Sampdorias, Mikkel Damsgaard.
“Zonja e Vjetër” e ka në plane 21-vjeçarin, të cilin po planifikon ta transferojë në verën e vitit 2022.
Damsgaardi pati paraqitje shumë të mira me Danimarkën në “Euro 2020” dhe si rezultat i kësaj, interesimet për të janë të mëdha.
Përveç Juventusit, për Damsgaardin kanë shfaqur interesim edhe Milani dhe Interi. Kishte oferta edhe nga Premier League.
Damsgaardi ka kontratë me Sampdorian deri në vitin 2024.