Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ofron 30 milionë euro për Damsgaardin

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin e Sampdorias, danezin Mikkel Damsgaard. Madje, mediumet italiane kanë raportuar të premten se Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë Sampdorias 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Damsgaardit gjatë këtij muaji.

Damsgaard shkëlqeu te Danimarka në “Euro 2020” dhe Sampdoria është e gatshme ta lë të lirë për një ofertë të majme. Mesfushori 21-vjeçar iu bashkua ekipit italian para një viti nga Nordsjaellandi për 6.7 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Sezonin e shkuar, Damasgaard shënoi dy gola dhe asistoi katër herë në 35 ndeshje në Serie A. Krahas Tottenhamit, Damsgaard po kërkohet edhe nga Leeds Unitedi e Aston Villa.