Skuadra e Brentfordit i ka bërë ofertë zyrtare Sampdorias për mesfushorin Mikkel Damsgaard, i cili mund të luajë edhe si sulmues krahut.
Gianluca Di Marzio ka shkruar të dielën, se ekipi anglez ka ofruar 18 milionë me bonuse për ta bindur Sampdorian në lirimin e danezit.
Damsgaard te Brentfordi po shihet si zëvendësim i duhur për Christian Eriksenin, i cili iu bashkua Manchester Unitedit si lojtar i lirë.
Damsgaard 22-vjeçar iu bashkua Sampdorias në vitin 2020 nga Nordsjaellandi dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024.
Në dy edicionet e fundit në Itali, danezi ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 46 paraqitje.