Mbrojtësi spanjoll Gerard Pique ka rënë dakord t’i ulet paga për të lejuar regjistrimin e Memphis Depayt, Eric Garcias dhe Rey Manajt. Kështu ka njoftuar Barcelona, raportojnë mediat e huaja.
"Barcelona është në gjendje të regjistrojë Memphis, Eric Garcia dhe Rey Manaj për të luajtur në La Liga. Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje me Gerard Pique, ku paga e kapitenit të dytë te Barça është ulur ndjeshëm. Klubi gjithashtu po punon me dy kapitenët e tjerë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, për të përshtatur pagat e tyre me situatën aktuale të klubit”, është thënë nga klubi.