Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçi ia siguron barazimin Legias në udhëtim te Dinamo Zagrebi

Ernest Muçi hyri në lojë në minutën e 75-të dhe shënoi gol shtatë minuta më vonë.

Reprezentuesi i shpresave të Shqipërisë realizoi golin e barazimit për Legia Varshavën 1:1 në udhëtim te Dinamo Zagrebi të mërkurën mbrëma.

Ishte ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Bruno Petkoviq shënoi i pari për gjigantin kroat pas një ore lojë. Ndërkohë, shifrat i barazoi Muçi në minutën e 82-të, kur i kaloi dy futbollistë dhe gjuajti fuqishëm nga 18 metra.

Ishte goli i dytë sezonal për 20-vjeçarin. Të parin e realizoi kundër Wisla Plockut në Ekstraklasa, që është elita e futbollit të Polonisë.

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, luajti për Dinamon si zëvendësues nga minuta e 64, ndërsa kapiteni Arjan Ademi nuk ishte në formacion te Dinamo në këtë ndeshje.

Edhe Muçi mund të jetë rezervist te Legia në fundjavë Sport Muçi mund të jetë rezervist te Legia në fundjavë

Dueli kthyes zhvillohet pas një jave.