Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dinamo Zagrebi në raundin e plejofit në Champions

Kampionia e Kroacisë, Dinamo e Zagrebit ka arritur në raundin e plejofit në Ligën e Kampionëve. Pra Dinamos i duhet të kaloj vetëm edhe një kundërshtar për të arritur në fazën grupore, përkatësisht në Ligën e Kampionëve.

Dinamo në shtëpi, më 4 gusht, kishte luajtur 1:1 me Legia Varshavën, kampionen e Polonisë. Ernest Muçi kishte shënuar golin për Legian në minutën e 82-të. Por të martën mbrëma në Varshavë, Dinamo fitoi 1:0 dhe avancoi tutje. Barto Franjiq shënoi golin e vetëm në minutën e 20-të. Arijan Ademi e Lirim Kastrati qëndruan në stol te Dinamo. Dinamo në raundin e plejofit luan ndaj Sheriff Tiraspol të Moldavisë.

Sheriffi të martën eliminoi Cërvena Zvezdën e Beogradit. Muçi luajti prej minutës së 71-të për Legian, por pa mundur të ndryshojë ndonjë gjë. Ndërkohë Myrto Uzuni kompletoi ndeshjen e Ferencvaroshi që pësoi 1:0 nga Slavia në Pragë. Por Ferencvaroshi avancoi në plejof pasi kishte fituar 2:0 në ndeshjen e parë. Befasi ka shkaktuar Malmo që e ka eliminuar Rangersin skocez. Të dy ndeshjet Malmo i fitoi me shifrat 2:1 dhe avancoi në plejof. Shakhtar Dontesk PSV Eindhoven, Ludogorets, Monaco, Young Boys, Benfica janë skuadrat tjera që kanë kaluar në fazën e plejofit të Ligës së Kampionëve.