Mesfushori me tipare ofensive i Shqipërisë, Ernest Muçi, kompletoi ndeshje për herë të parë me “kuqezinjtë”.
Ai arriti që të shënonte gol të martën mbrëma, kur Shqipëria në “Air Albania” shënoi fitore në miqësore kundër Bullgarisë, 2:0.
Muçi shënoi nga distanca në minutën e 81-të.
Për të ishte goli i dytë me Shqipërinë, pasi një e kishte shënuar në kualifikime të Evropianit kundër Ishujve Faroe, në fitoren 3:1.
Muçi në fundjavë mund të mos jetë prej fillimit në fushë në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit polak me Legian e Varshavës.
Legia më 21 tetor luan në udhëtim te Slask Wroclaw. Slask Wroclaw është i pari në tabelë pas 11 ndeshjeve me 23 pikë, tri më shumë se Legia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Edhe
Muçi shënon golin e parë me Beshiktashin
Muçi të mërkurën nuk ka stërvitur me klubin polak, pasi sa është kthyer nga angazhimi me “kuqezinjtë”.
Muçi është 22-vjeçar dhe vlerësohet e ardhme e ndritur për Shqipërinë.
Në dhjetë ndeshje të këtij edicioni në “Ekstraklasa” të Polonisë, ka tri gola të shënuar. Realizoi edhe dy gola kundër Aston Villas në fazën grupore të Ligës së Konferencës.