Sulmuesi Ernest Muçi është i lumtur që shënojë gol në fitoren e Shqipërisë kundër Bullgarisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në “Air Albania”.
Sulmuesi 22-vjeçar i Legia Varshavës synon edhe më shumë gola për Shqipërinë. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 81-të në fitoren 2:0. Ishte supergol madje.
“Besoj se çdo lojtar mundohet të bëj sa më mirë dhe të jap maksimumin. Në klub duhet të luaj, pastaj në kombëtare ta jap maksimumin. Shpresoj të jem pjesë edhe në të ardhmen. Sot shënova, shpresoj edhe në të ardhmen të bëj edh emë mirë. Jam i lumtur që arrita të shënoj”, ka thënë Muçi.
Muçi ka thënë se për Shqipërinë është i gatshëm të luajë në çdo pozitë.