Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçi do ta kujtojë me vite ndeshjen ndaj Aston Villas

Ernest Muçi ishte prej më meritorëve që Legia e Varshavës shënoi fitore në duelin kundër Aston Villas.

Legia polake fitoi 3:2 ndaj Aston Villas së Premier Leagues së Anglisë, kurse futbollisti i Shqipërisë realizoi golin për 2:1 dhe për fitoren 3:2.

Të dy golat u vlerësuan shumë të bukur, por ishin shumë të rëndësishëm për skuadrën.

Në Grupin E të Ligës së Konferencës, Zrinjski dhe Legia kanë nga tri pikë nga ndeshja e parë. AZ Alkmaari dhe Aston Villa janë pa pikë.

“Ishte mbrëmje fenomenale. Kaluam kohë të mirë edhe me tifozët. Po ashtu kemi marrë eksperiencë të shkëlqyer. Jam krenar për lojën tonë, për gjithë ekipin. Padyshim se do ta kujtojmë këtë ballafaqim për vite të tëra. Në golin e dytë, më kujtohet kur Marc Gual ma pasoi topin. Isha i vetmuar dhe vendosa të gjuaja në portë dhe topi përfundoi në rrjetë. Shpresoj të shënojë edhe më shumë gola”, ka thënë Muçi për “TVP Sport”.

Muçi 22-vjeçar tashmë ka shënuar shtatë gola në këtë edicion me Legian e Varshavës.

Edhe Muçi i lumtur për supergolin ndaj Aston Villas Sport Muçi i lumtur për supergolin ndaj Aston Villas

Është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës polake.

“Kam fituar shumë eksperiencë nga edicioni i fundit. Padyshim se ndihem shumë më mirë. Kemi krijuar një skuadër solide, jemi më të bashkuar. E dimë se si duam të luajmë. Krijojmë më shumë shanse dhe shënojmë në çdo ndeshje. Është e rëndësishme të vazhdojmë me këtë formë”, ka shtuar Muçi.

Muçi është zhvilluar si futbollist te FK Dinamo e Tirana.