Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçi shënon dy gola për fitoren e Legias

Ernest Muçi kishte ndeshje të madhe të dielën mbrëma në elitën e Polonisë. Sulmuesi i Shqipërisë i shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Legia Varshavës ndaj Widzew Lodzit.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit polak. Muçi shënoi në minutën e pestë dhe në minutën e 75-të.

Ishin golat e parë këtë edicion. Legia udhëheq në tabelë me 13 pikë nga pesë ndeshje.