Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e Legias së Varshavës. Por, goli i tetë në të gjitha garat në 28 paraqitje i Muçit, nuk i ka mjaftuar Legias që ta shmangë disfatën në xhiron e parafundit të Grupit E të Ligës së Konferencës.
Legia u mposht në udhëtim tek Aston Villa, 2:1. Sulmuesi i Shqipërisë realizoi në minutën e 20-të për barazimin e rezultatit 1:1.
Legia e Varshavës ka nëntë pikë në pozitën e dytë, tri më shumë se AZ Alkmaari i vendit të tretë. Zrinjski ka tri pikë në pozitën e fundit. Grupit i prinë Aston Villa me 12 pikë.
VIDEO:
Estou encantado com esse TAPA do rapaz Ernest Muçi, do Légia Vasóvia.
— Irlan Simões ? (@IrlanSimoes) November 30, 2023
Meio gol dele, o inevitável Gol de Saída De Bola de Qualidade Sem Qualidade™. pic.twitter.com/SJTq878ghk