Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka shënuar gol për skuadrën e Legias së Varshavës.
2:0 fitoi Legia e Varshavës të premten mbrëma ndaj Wisla Plockut, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës polake të futbollit.
Ai realizoi në minutën e tretë të shtesës.
Muçi 22-vjeçar në këtë edicion të elitës së futbollit polak ka katër gola të shënuar e shtatë asistime në 27 ndeshje të luajtura. Një gol e ka shënuar edhe në Kupën e Polonisë.
Muçi në lojë hyri si zëvendësues në minutën e 62-të. Si zëvendësues luajti edhe Jurgen Çelhaka nga fillimi i pjesës së dytë.
Legia ka 60 pikë në pozitën e dytë.