Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, e ka realizuar golin e parë me skuadrën e re, Beshiktashin.
Muçi të dielën realizoi gol në fitoren 2:0 të Beshiktashit në udhëtim tek Istanbulspori, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës turke.
Golit të parë me fanellën e re, Muçi iu gëzua në minutën e 54-t.
Ai në shkurt të këtij viti u transferua nga Legia e Varshavës, ndërsa pati nëntë gola të shënuar e dy asistime me skuadrën polake.
Muçi e kompletoi ndeshjen, kurse Milot Rashica u zëvendësua në minutën e 77-të.
Florian Loshaj luajti deri në minutën e 81-të te vendësit.
Beshiktashi ka 46 pikë në vendin e katërt, kurse Istanbulspori i fundit ka 12 pikë.
Artikuj të ngjashëm