Ernest Muçi i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Beshiktashit. Gjiganti turk të shtunën njoftoi për largimin e reprezentuesit të Shqipërisë.
Muçi megjithatë karrierën do ta vazhdojë sërish në Turqi. Ai është huazuar te Trabzonspori deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Trabzonspori e ka edhe opsionin e blerjes të kartonit të Muçit.
24-vjeçari Muçi te Beshiktashi u transferua vitin e kaluar nga Legia e Varshavës për dhjetë milionë euro.
Ai me Beshiktashin zhvilloi 61 ndeshje. Shënoi 11 gola dhe bëri katër asistime.
Edhe
Zbulohet shifra që Trabzoni mund të paguajë për Muçin
Muçi aktualisht është i grumbulluar me Shqipërinë. Të enjten, Shqipëria luajti miqësore me Gjibraltarin ndërsa të martën e ardhshme e pret Letoninë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.
Sulmuesi i krahut, Muçi, karrierë ka bërë edhe te Tirana.