Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçi shënon gol në fitoren e Legias, për Kastratin fare pak minuta

Sulmuesi Ernest Muçi ka shënuar gol të bukur për Legia Varshavën. Legia të mërkurën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Gornik Leczna për të bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Polonisë.

Muçi në lojë hyri në minutën e 57-të dhe realizoi për 2:0 në minutën e 86-të. Jurgen Celhaka luajti deri në minutën e 70-të për Legian, ndërsa Lirim Kastrati u aktivizua vetëm në minutën e 88-të.