Sulmuesi i krahut, Federico Bernardeschi do të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij sezoni, ka raportuar të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se krerët e Juventusit po planifikojnë ta shesin 27-vjeçarin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBernardeschi këtë sezon ka 38 paraqitje në të gjitha garat dhe ka tri asistime.
Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Fiorentina dhe me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri vitin tjetër. Për ta lënë të lirë Bernardeschin, Juventusi po kërkon rreth 20 milionë euro.