Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernardeschi rikthehet te Juventusi

Sulmuesi i krahut, Federico Bernardeschi, pritet të rikthehet te skuadra e Juventusit, ka njoftuar “Tuttosport” të enjten. Bëhet e ditur se Bernardeschi do t’i bashkohet Juventusit në afatin kalimtar të janarit pasi tashmë ka kërkuar largimin nga skuadra e Torontos.

29-vjeçari ka kontratë me Toronton që bën gara në MLS deri në fund të vitit 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro. 29-vjeçari iu bashkua Torontos vitin e shkuar nga Juventusi, ekip për të cilin luajti pesë sezone dhe fitoi tre tituj kampioni të Italisë.

Bernardeschi këtë sezon ka 5 gola e 2 asistime në 32 ndeshje për Toronton, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për skuadrën e Fiorentinës. Ai ka edhe 39 paraqitje dhe 6 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.