Sulmuesi i krahut, Federico Berardeschi, pritet të largohet këtë verë nga skuadra e Torontos për t’u rikthyer në futbollin italian, përcjell “Sky Sport Italia” të martën.
Bëhet e ditur se Berardeschi ka kërkuar largimin nga Toronto dhe po shqyrton ofertat nga skuadrat italiane që po synojnë transferimin e tij. Napoli, Atalanta dhe Bologna kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin, i cili ka kontratë me Toronton deri në fund të vitit 2026.
Ai te Toronto u transferua vitin e shkuar nga Juventusi, ndërsa kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth 10 milionë euro.
Bernardeschi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 5 asistime në 36 paraqitje për Toronton, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për skuadrën e Fiorentinës.