Lorenzo Insigne mund të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Lazios në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Calciomercato” të hënën.
Bëhet e ditur se Insigne ka kërkuar largimin nga skuadra e Torontos që bën gara në MLS të SHBA-së, për t’u rikthyer në futbollin italian.
Ai verën e shkuar iu bashkua Torontos dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Lazio ka nisur kontaktet me Insignen dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, ndërsa për kartonin e tij, do të ofrojë tetë milionë euro. Këtë edicion, Insigne ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime për Toronton, ndërsa në Itali ka luajtur për Napolin e Pescaran.