Sport

Insigne rikthehet në Serie A

Lorenzo Insigne do të rikthehet në futbollin italian, ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport” të martën.

Bëhet e ditur se sulmuesi i krahut ka marrë vendim të largohet nga SHBA-ja për t’u kthyer në Itali dhe tashmë po shqyrton ofertat e klubeve të interesuara për të. Insigne në verën e vitit të shkuar u largua nga Napoli si lojtar i lirë për t’u transferuar te skuadra e Torontos, por nuk ka arritur të adaptohet në futbollin amerikan.

Ai ka kontratë me Toronton deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 8 milionë euro.

Në 20 paraqitje këtë edicion, Insigne ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime. Ai po kërkohet me ngulm nga Lazio dhe Fiorentina, skuadra këto që po synojnë transferimin e 32-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.