Federico Bernardeschi do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Te Juventusi kanë marrë vendim që Bernardeschit të mos ia ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon në verë.
Kështu që në fund të këtij edicioni, 28-vjeçari do të jetë futbollist i lirë.
“Sky Sports” ka raportuar se Bernardeschi nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe për këtë arsye nuk i është ofruar rinovimi i kontratës.
Këtë edicion, ai ka dy gola e gjashtë asistime në të gjitha garat, kurse pjesë e Juventusit është prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Fiorentina për 40 milionë euro.