Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernardeschi do të largohet nga Juventusi

Pavarësisht vullnetit të lojtarit që të rinovojë me Juventusin, Federico Bernardeschi e ka shumë të vështirë të vazhdojë karrierën në Torino.

Sipas “Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit ia kanë bërë me dije lojtarit se nuk do të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës dhe është i lirë të gjejë skuadër të re.

Për shërbimet e Bernardeschit interesim kanë shprehur dy ekipet nga Serie A, Milani dhe Interi.

Por interesim për italianin ka edhe nga ekipet e Premier Leagues.