Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi dhe Milani pas Bernardeschit

Milani dhe Interi janë skuadrat e interesuara për Federico Bernardeschin.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se të dy klubet kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.

Italiani mund të largohet nga Juventusi si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni.

Ai nuk ka nisur ende bisedimet me klubin nga Torino për vazhdimin e kontratës.

Këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë të dyja ekipet për ta bindur lojtarin të largohet nga “Zonja e Vjetër”.