Skuadra e Barcelonës ka ndërmarrë veprime për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Italisë, Federico Bernardeschi.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë biseduar me Bernardeschin dhe agjentin e tij, pasi po synojnë transferimin e mesfushorit të Juventusit në fund të këtij sezoni.
Te Barcelona, Bernardeschi mund të transferohet si lojtar i lirë pasi kontratë me Juventusin i skadon në verën e vitit tëe ardhshëm. 27-vjeçari nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën me Juventusit, pasi drejtuesit e ekipit italian i kanë kërkuar të pranojë ulje të pagës. Këtë sezon, Bernardeschi ka 17 ndeshje dhe katër asistime për Juventusin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm