Federico Bernardeschi do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi.
Sulmuesit italian kontrata me “Zonjën e Vjetër” i skadon në qershor dhe klubi ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me të.
“Calciomercato” ka bërë të ditur të hënën se italiani do të largohet si futbollist i lirë.
Interesim për Bernardeschin kanë shprehur Milani dhe Interi. Të dy skuadrat do të nisin bisedimet me 28-vjeçarin.
Artikuj të ngjashëm