Pas Paulo Dybalas, edhe një futbollist tjetër pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata, ka raportuar “Calciomercato” të martën.
Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin, i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, pasi ka mbetur i pakënaqur me ofertën nga drejtuesit e klubit.
Bernardeschit i është ofruar kontratë për tri vjet me pagë vjetore prej tre milionë eurosh, ndërsa paga e tij aktuale në klub është 4.2 milionë euro.
28-vjeçari ka një gol e gjashtë asistime në 26 paraqitje këtë edicion, kurse Juventusit i është bashkuar në vitin 2017 nga Fiorentina për 40 milionë euro.
Ai ka edhe 38 paraqitje dhe gjashtë gola të shënuara për Italinë.
Artikuj të ngjashëm