Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet ndeshja mes Genoas e Torinos, shkak 14 raste pozitive me koronavirus te Genoa

Ndeshja e Series A mes Genoas dhe Torinos, e paraparë të luhej më 3 tetor, është shtyrë për më vonë, për shkak të 14 rasteve pozitive me koronavirus në radhët e Genoas, është njoftuar nga Serie A.

Genoa fundjavën e kaluar pësoi 6:0 nga Napoli dhe që nga atëherë ka konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus në mesin e ekipit që ishte në ndeshjen me Napolin. Ndër të infektuarit është edhe Valon Behrami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Genoa ishte paraparë të luante të shtunën më Torinon. Këshilli i Jashtëzakonshëm i Lega Serie A ka konfirmuar aplikimin e rregullave të UEFA-s në ligën italiane.

Nëse një skuadër ka 13 lojtarë në dispozicion, përfshirë një portier, atëherë ndeshja duhet të luhet. Por nëse skuadra nuk mund të luajë, atëherë mund të pësojë humbje me rezultat zyrtar 3:0.

Klubet kanë të drejtë të kërkojnë për një shtyrje të ndeshjes para se të humbin ndeshjen, nëse kanë së paku dhjetë raste pozitive në javën e njëjtë.