Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Serie A mund të shtyhen katër ndeshje

Ka shqetësime të mëdha rreth rasteve me koronavirus në Itali dhe katër ndeshje mund të shtyhen, edhe pse “Lega Serie A”, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Serie A rikthehet të enjten por nuk do të luhen të gjitha ndeshjet. Salernitana është detyruar të shkojë në karantinë nga autoritetet shëndetësore lokale, dhe nuk do të luajnë kundër Venezias.

Te Torino kanë dalë 11 raste me koronavirus dhe nuk u lejuan që të udhëtojnë te Udinese për ta zhvilluar ndeshjen e fundit të vitit në dhjetor.

Juventus – Napoli është në rrezik për t’u luajtur, sepse gjashtë lojtarë të napolitanëve kanë dalë pozitivë, bashkë me trajnerin Luciano Spalletti. Verona ka tetë lojtarë të infektuar ndërsa Spezia katërt. Edhe kjo ndeshje është në dyshim për t’u luajtur të enjten.

Udinese bëri të ditur se shtatë lojtarë i ka të infektuar, teksa bëhet gati të luajë në udhëtim te Fiorentina. Lazio është e vetmja skuadër që nuk e ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.