Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet edhe zyrtarisht ndeshja Sassuolo - Inter

Lega Serie A edhe zyrtarisht e ka shtyrë ndeshjen e të shtunës ndërmjet Sassuolos dhe Interit për shkak të përhapjes së koronavirusit në kampin e “nerazzurrëve”.

Takimi është dashur të luhet të shtunën në orën 20:45.

Autoritetet lokale të shëndetësisë e kanë futur në izolim të gjithë skuadrën e Interit deri të dielën në mesnatë, gjë që e bën të pamundur zhvillimin e takimit.

Katër raste pozitive me koronavirus janë tek Interi aktualisht. Danilo D’Ambrosio, Samir Handanoviq, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino janë të infektuar.

Është e njëjta çështje siç kishte ndodhur edhe në takimet e Torinos kundër Sassuolos dhe Lazios, ndërsa dyshohet se në mesin e tyre është varianti anglez i koronavirusit.

Interi është urdhëruar që të mos stërvitet dhe të mos dalë nga izolimi deri të dielën në mesnatë.