Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribery ishte i infektuar me virus

Salernitana ka njoftuar se edhe një futbollist tjetër ka dalë pozitiv për Covid-19, por dy të tjerë janë shëruar. Kjo do të thotë se ndeshja e së dielës kundër Napolit mund të zhvillohet.

“Lega Serie A” e ka përditësuar protokollin e ri më herët gjatë kësaj jave, dhe ka thënë se një ndeshje shtyhet nëse një skuadër i ka nëntë lojtarë të infektuar me virus.

Nëntë i kishte të infektuar Salernitana deri ditën e premte, kur u bë raundi tjetër i testeve. Por të premten, “Granata” ka njoftuar se një lojtar tjetër ka dalë pozitiv, por dy të tjerë të infektuar më herët, janë shëruar.

Njëri nga ta është Franck Ribery, i cili njoftoi se është përballur me koronavirus në javët e fundit.

“Në javët e fundit është dashur të ndalem për shkak të koronavirusit dhe ishte periudhë e vështirë. Falë Zotit tani po bëhem më mirë”, ka shkruar ai në Instagram.

Artikuj të ngjashëm