Trajneri italian Antoni Conte ka rezultuar pozitiv me COVID-19 fundjavën e kaluar, por ai pritet të rikthehet në bankinën e Tottenhamit të shtunën në ndeshjen kundër Brightonit, raporton “The Times” të mërkurën.
Conte ka rezultuar pozitiv në fundjavën, ndërsa Tottenhami triumfoi 4:0 ndaj Aston Villas.
Conte nuk ka simptome dhe ai po pritet të jetë në bankinë për ndeshjen ndaj Brightonit. Tottenhami ka gjasa ta rrisë epërsinë në gjashtë pikë ndaj Arsenalit, rivalit për një vend në Ligën e Kampionëve.