Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, është detyruar të përdorë pajisje të veçanta për t’i zëvendësuar lojtarët që munguan në stërvitje para duelit të së dielës kundër Liverpoolit.
Skuadra nga Londra e Veriut pati nëntë lojtarë që dolën pozitiv me virus në javët e fundit. Të infektuar dolën edhe disa anëtarë të stafit dhe të skuadrës U23.
“Daily Mail” ka raportuar të shtunën se Tottenhami ka pasur vetëm 10-12 lojtarë të gatshëm për stërvitje. Kjo ka detyruar trajnerin e skuadrës të bëj improvizime për ta rritur numrin e “lojtarëve”.
Conte konfirmoi se Tottenhami është i gatshëm të luajë kundër Liverpoolit të dielën. Kjo ndeshje zhvillohet në orën 17:30.
Tri ndeshjet e fundit të Tottenhamit janë shtyrë për shkak të testeve pozitive. Dueli i fundit i luajtur nga kjo skuadër ishte fitorja 3:0 kundër Norwich Cityt më 5 dhjetor.
Back to work at Hotspur Way.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 17, 2021
? @getir_UK pic.twitter.com/gxL9a5J0Qp