Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante infektohet me koronavirus

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, raporton BBC.

Reprezentuesi i Francës do të izolohet për dhjetë ditë.

Ai nuk do të marrë as në ndeshjen e Premier Leagues kundër Southamptonit të shtunën dhe po ashtu do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës më 7 tetor.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se nuk e di se sa lojtarë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Artikuj të ngjashëm