Pasi Danilo D’Ambrosio dhe Samir Handanoviq, tek Interi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus edhe Stefan de Vrij e Matias Vecino, ka bërë të ditur klubi italian të enjten.
Të dy lojtarët janë karantinuar në shtëpitë e tyre, deri në ritestimet e radhës.
Autoritetet lokal shëndetësor të Milanos kanë vendosur që skuadra e Interit të mos ketë të drejt të stërvitet për katër ditë dhe janë anuluar të gjitha aktivitet deri të hënën e 22 marsit.
Po ashtu, dueli i së shtunës kundër Sassuolos është shtyrë për një datë tjerë.
Sipas njoftimit të klubit italian, të gjithë lojtarët që janë ftuar nga përfaqësueset e tyre, nuk do të lejohen të udhëtojnë.
Të hënën, do të ketë sërish testime për të gjithë lojtarët për të parë gjendjen dhe për të marr vendimet e radhës.