Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas D’Ambrosios, edhe Handanoviqi me koronavirus

Samir Handanoviqi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit “nerazzurr”. “Interi mund të konfirmojë se testin Covid-19 që Samir Handanoviqi e bëri të mërkurën në mëngjes, ka ardhur me përgjigje pozitive.

Portieri “nerazzurr” tashmë është në karantinë dhe është në shtëpi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Interi. Ai do të mungojë në ndeshjen që Interi e luan në udhëtim te Parma në kampionatin italian. D’Ambrosio ishte i pari që doli pozitive me koronavirus gjatë ditës së martë.