Portieri veteran i Interit, Samir Handanoviq, do ta vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër.
Të mërkurën Interi njoftoi për largimin e 38-vjeçarit.
Portieri Handanoviq me skuadrën e Interit ka luajtur në 455 ndeshje dhe ka fituar pesë trofe. E fitoi një herë titullin e Italisë dhe nga dy herë Kupën dhe Superkupën e Italisë.
Në edicionin e kaluar zhvilloi 16 ndeshje në Serie A dhe në Kupën e Italisë.
Në të kaluarën, slloveni Handanoviq karrierë ka bërë edhe tek Udinese, Rimini, Lazio dhe Treviso.
Me Slloveninë ka 81 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm