Mesfushori i Kroacisë, Marcelo Brozoviq, po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Interit. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se Brozoviqi ka vendosur të largohet në verë nga skuadra italiane.
Thuhet se 30-vjeçari tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe tek Interi ka filluar të kërkojnë blerës për Brozoviqin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, edhe tek Interi janë të gatshëm ta lirojnë Brozoviqin, i cili është ndër lojtarët më të paguar në ekip, me pagë vjetore prej 6 milionë eurosh. Për kartonin e tij Interi po kërkon të paktën 40 milionë euro, duke pasur parasysh se ai ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë sezon Brozoviqi ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka shënuar 2 gola në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Dinamo e Zagrebit.