Mesfushori Marcelo Brozoviq është lojtari i radhës që ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.
Kroati do t’i bashkohet ekipit Al-Nassr, ku luan edhe Cristiano Ronaldo, ndërsa do të prezantohet gjatë kësaj jave, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.
Ai te skuadra saudite do të transferohet nga Interi, i cili ka përfituar 18 milionë euro nga shitja e tij. Brozoviq me ekipin e ri, do të firmos kontratë trevjeçare me një pagë totale prej 100 milionë eurosh. 30-vjeçari ka luajtur në Serie A prej vitit 2015, ndërsa kishte kontrata me Interin deri në vitin 2026.
Edicionin e fundit, Brozoviq pati 3 gola e 6 asistime në 40 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm