Newcastle Unitedi ka kthyer sytë nga mesfushori kroat i Interit, Marcelo Brozoviq. “Sportske Novosti” ka mësuar se Newcastle është gati t’i shpenzojë 35 milionë euro për futbollistin e Përfaqësueses së Kroacisë. 30-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2016.
Prej asaj kohe ka qenë i rregullt në formacionin bazë të klubit italian. Me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Në sezonin aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 28 paraqitje. Mesfushori i Kroacisë vlerësohet rreth 30 milionë euro në tregun e transferimeve. Interesim për mesfushorin qendror kanë shprehur edhe disa klube të tjera në Angli.