Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Brozoviqin

Skuadra e Barcelonës po e monitoron situatën e mesfushorit Marcelo Brozoviq tek Interi, ka raportuar “AS” të martën. Brozoviq është i gatshëm të largohet nga ekipi italian në fund të sezonit, por Interi po kërkon mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.

Kroati ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, ndërsa po pëlqehet nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ekipi spanjoll është gati që në ofertën për Brozoviqin ta përfshijë mesfushorin Franck Kessie për ta bindur Interin në arritjen e marrëveshjes. 30-vjeçari ka dy gola në 17 ndeshje këtë sezon, ndërsa është pjesë e Interit prej fillimit të vitit 2015.