Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviq largohet nga Interi

Portieri Samir Handanoviq nuk do të jetë pjesë e Interit pas përfundimit të sezonit aktual. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se slloveni do të largohet nga Interi pas më shumë se një dekade, por jo edhe nga kampionati italian. Ai sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Torino, ekip me të cilën tashmë është në negociata.

38-vjeçari në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe te Torino po shihet si opsion i mirë për portën. Mësohet se Torino i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare, të cilën Handanoviq është i gatshëm ta pranojë.

Ai është pjesë e Interit prej vitit 2012, ndërsa këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit në ekip pasi ka regjistruar vetëm 12 paraqitje. Handanoviq karrierë në Itali ka bërë edhe te Rimini, Lazio e Treviso.