Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviqi vazhdon kontratën me Interin

Kapiteni i Interit, Samir Handanoviq, ka nënshkruar kontratë të re dhe do të jetë pjesë e “nerazzurrëve” deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë zyrtar të shtunën nga faqja zyrtare e Interit.

Portieri Handanoviq iu bashkua Interit nga Udinese në verën e vitit 2012. Kapiten i klubit është prej vitit 2019-të, kur e mori shiritin nga sulmuesi Mauro Icardi.

Slloveni e fitoi titullin e Serie A në sezonin 2020/21, ndërsa në sezonin e fundit e fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.

37-vjeçari ka luajtur në 81 ndeshje me Slloveninë.