Portieri Samir Handanoviq do të jetë pjesë e Interit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të martën se Handanoviq ka arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.
Ai do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, por me pagë dukshëm më të ulët se aktualja prej gjashtë milionë eurosh.
37-vjeçari është kapiten i Interit dhe këtë edicion është paraqitur në 46 ndeshje. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2012, kur iu bashkua nga Udinese.