Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi do t’i ofrojë kontratë të re Handanoviqit

Samir Handanoviq është afër nënshkrimit të kontratës së re me Interin, raporton Calciomercato.

Marrëveshja aktuale e portierit skadon në fund të sezonit, por ai pritet të vazhdojë qëndrimin për së paku edhe një vit.

Drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë portierin pavarësisht formës që ka treguar këtë edicion.

Handanoviq është pjesë e Interit që nga viti 2012 kur u transferua nga Udinese.