Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviqi e lë të hapur mundësinë e largimit nga Interi

Portieri i Interit, Samir Handanoviq mund të largohet në fund të sezonit nga ekipi italian.

Portieri slloven është në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Vetë Handanoviqi e ka lënë të hapur mundësinë që në fund të edicionit të largohet nga kampioni i Italisë.

“Nuk jam duke menduar për kontratën, deri atëherë do të shohim. Gjëja më e rëndësishme është që Interi të arrijë synimet këtë sezon”, deklaroi Handanoviq.

37-vjeçari është pjesë e skuadrës zikaltër që nga viti 2012 kur u transferua nga Udinese.

Artikuj të ngjashëm